Një nxënëse që po trajtohej në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, iu nënshtrua plagëve të cilat i morri gjatë të shtënave në shkollën fillore Vladislav Ribnikar, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë, njoftoi RTS.
Vajza u plagos rëndë në sulmin e armatosur që ndodhi më 3 maj dhe ishte e shtruar për kurim në Klinikën e Fëmijëve në Beograd, ku edhe ndërroi jetë.