Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim skiatorin me rejtingun më të mirë në Maqedoni, Viktor Petkov. 21 vjeçari nga Gostivari këtë vit llogaritet më i miri i këtij sporti në vendin tonë, ndërsa aktualisht përgatitet për botëreorin i cili do të mbahet në fillim të vitit tjetër në Francë. Me këtë rast, krytetari Taravari përgëzoi Petkovin për rezultatin e arritur, dhe i uroi atij suksese të tjera. Shtoi se Komuna e Gostivarit gjithmonë do të jetë krahë tij për çdo nevojë.
“Kënaqësi e veçantë pasi edhe një sportisë shumë i suksesshëm i komunës tonë e presim në takim. Bëhet fjalë për të rinun Viktor Petkov i cili merret me skijim dhe për momentin është më i miri në RMV. Ne si komunë, natyrisht jemi shumë të lumtur kur dëgjojmë lajme për rinistë të suksesshëm që duhet të jenë roll-model për të gjithë të rinjtë në qytetin tonë. Unë me të vërtetë këtë periudhë e kalova me shumë nxënës dhe të rinj të suksesshëm në sport, arte, në lëmi të ndryshme të shkencës në komunën tonë dhe e them se kënaqësi më të madhe se kjo nuk ka”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Viktor Petkov që nga mosha tre vjeçare merret me sportin e skijimit. Ai është studentë në Fakultetin e Edukatës Fizike në Shkup, ndërta takimin me kryetarin Taravari e ka cilësuar si një mbështetje që sot i duhet çdo të ri, në veçanti sportistëve.
“Aktualisht sudiojë për Edukatë Fizike – Sport dhe Shëndet në Shkup. Me skijim merrem që në moshën time tre vjeçare. Ky vit për mua ishte shumë i suksesshëm, nga 30 gara kemi pasur 11 podiume që është një sukses shumë i mirë në Maqedoni dhe aktualisht jam skijatori më i mirë. Këtë vit përgatitetmi për kampionatin botërorë që mbahet në Francë në Kurshevell, në shkurt të vitit të ardhshëm”, deklaroi Viktor Petkov, skijator.
Ndryshe, Pektov vjen nga një familje sportistësh të cilët posedojnët edhe klubin e tyre të skijimit.