LajmeSport

Gjiganti gjerman pritet të jetë klubi i ri i Xhakës

Sot u bë e ditur nga “LondonWorld” që Granit Xhaka ka vendosur që të largohet nga skuadra e Arsenalit në fund të këtij sezoni.

Mesfushori me prejardhje kosovare ka vendosur që ta mbyll kapitullin e tij me Arsenalin, dhe të largohet nga “Topçinjtë” këtë verë.

Ndërkaq, gazetari i njohur, Fabrizio Romano ka shkruar për Xhakën, ku edhe e ka treguar destinacionin e mundshëm të radhës për mesfushorin 30 vjeçar.

Xhaka pritet që të rikthehet në Bundesliga, ku Bayer Leverkuseni është në bisedime të avancuara për të siguruar shërbimet e yllit të Arsenalit.

Thuhet se Bayer Leverkuseni mund ta mbyll një marrëveshje për afro 15 milionë euro me Arsenalin.

Në anën tjetër, kushtet personale mes Xhakës dhe Bayer Leverkusenit janë shumë afër për tu arritur. Xhaka ka pranuar një marrëveshje katër vjeçare, e cila do ta mbajë atë te Leverkuseni deri në qershor të vitit 2027, nëse gjithçka shkon sipas planit.

Marrëveshja nuk do të nënshkruhet dhe kompletohet para fundit të këtij sezoni, pasi që Xhaka dëshiron të jetë 100% i fokusuar te Arsenali.

Show More

Related Articles

Back to top button