Gostivarin e pret e ardhme e ndritur në sferën e matematikës. Kështu tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili ka pritur në takim një grup nxënësish nga shkolla e mesme e Gjimanzit të Gostivarit, të cilët në garat shtetërore të matematikës kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme. Ata shoqëroheshin nga profesori i tyre Muhamed Musliu, i cili i ka përgatitur të njejtit për pjesëmarrje në gara.
Paraprakisht kryetari Taravari priti në takim edhe Dijar Ademin, nxënësi në klasën e gjashtë pranë kolegjit “Jahja Kemal”, i cili ka zënë vendin e parë në matematikë në garat rajonale të mbajtura në Shqipëri.
“Kënaqësi dhe gëzim i veçantë sot për ne. Paraprakisht e takuam nxënësin e shkollës fillore Dijar Ademin, i cili e ka marrë vendin e parë në gara në matematikë. Tash jemi me profesorin Muuhamed Musliu, i cili gati çdo vit na sjellë nxënës të cilët arrijnë sukese në gara të ndryshme. Ai është profesor i matematikës, ku nxënësit që i ka përgatitur në detyra logjike dhe matematike, 12 nxënës të Gjimnazit kanë arritur gjashtë vende të para, disa vendet e dyta dhe të treta. Të gjithë ata kanë bërë një sukses dhe kjo është gati standard për profesorin Muhamed për të cilin duhet të gjithë si Komunë e Gostivarit të jemi krenarë dhe të krijojmë sa më shumë profesor të tillë të cilët do të punojnë me përkushtim me nxënësi tanë dhe do ti detektojnë e zhvillojnë talentet që i kemi në shkollat fillore dhe të mesme”, deklaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Të gjithë nxënësit kryetari Taravari i ka dekoruar me mirënjohje për rezultatet e arritura dhe u ka ndarë atyre vauçer me një shumë simbolike parashë. Ndryshe, nga Gjimanzi i Gostivarit sivjet në garat shtetërore të matekamitikës kanë qenë 12 nxënës që kanë arritur të rrëmbejnë vendet e para, dyta dhe të treta.