BotaLajme

Tmerr në Australi/ Kamioni godet autobusin me fëmijë, 18 prej tyre të moshës 5-11 vjeç, me dëmtime të rënda

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Melburn të Australisë.

Një autobus, në të cilin kanë qenë duke udhëtuar 45 nxënës, është goditur nga një kamion.

Pas këtij aksidenti tragjik, 18 prej fëmijëve të moshave nga 5-11 vjeç kanë marrë dëmtime serioze. Ata u dërguan me urgjencë në spital, ku i janë nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, ndërsa njëri prej të miturve ndodhet në terapi intensive.

BBC, raporton se të miturit kanë marrë dëmtime në kokë, shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë të shtypura.

Kryeministri Anthony Albanese tha se çdo aksident është i tmerrshmëm, por sipas tij kur bëhet fjalë për fëmijët, atëhere të gjithë ndihen zemërthyer.

Show More

Related Articles

Back to top button