LajmeRajon

Sveçla njofton për “tre aksione” të Policisë

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka njoftuar për tre aksionet që po i zhvillon Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë.

Sipas Sveçlës, të tre aksionet po zhvillohen nga drejtoritë e ndryshme që nga mëngjesi i sotëm.

“Që nga mëngjesi i hershëm janë duke u zhvilluar tre aksione nga Drejtori të ndryshme të Policisë së Kosovës. Krimet ekonomike në Ndërmarrjen Publike Banesore, Krimet e Rënda janë duke zhvilluar aksione kundër fajdeve dhe Krimet Kibernetike për mashtrimet me kartela bankare”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri i Brendshëm ka thënë se angazhimi ndaj çdo lloj krimi do të intensifikohet, ndërsa ka përgëzuar Departamentin e Hetimeve për çdo rezultat të arritur.

KOHA ka raportuar për aksionin në Ndërmarrjen Publike Banesore dhe atë kundër fajdeve, ku u arrestuan katër persona në Prishtinë e Podujevë.

Show More

Related Articles

Back to top button