LajmeRajon

Rama në samitin e KiE: Akuzat për trafikim organesh për UÇK-në të sponsorizuara nga Rusia, tentim për njollosje të Kosovës e Shqipërisë(VIDEO)

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka marrë pjesë sot në Samitin e Liderëve të Këshillit të Evropës, i cili mbahet në Islandë, një sesion për “Evropën e Bashkuar”.

Në nisje të fjalës së tij Rama u ndal në raportin e “Dick Marty”, teksa tha se akuzat që janë bërë ndaj Hashim Thaçit dhe UÇK-së për trafik të organeve njerëzore, janë tërësisht dashakeqe dhe të rremë, duke shtuar se janë sponsorizuar nga Rusia.

Ai tha se Asambleja e Këshillit të Evropës duhet t’i hapë rrugë tërheqjes së raportit, i cili po ashtu etiketon Shqipërinë si bazë trafikimi të dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK.

“Është e pamundur të shmang heqjen e paraleleve mes Ukrainës dhe Kosovës dhe presidentit Thaçi. Sot në këtë samit nuk rri dot pa kujtuar se padrejtësia kundrejt Luftës së UÇK dhe Thaçit nisi në këshillin e Evropës nën ndikimin dashakeq të ish anëtarit të asaj kohe, federatës ruse.

Presidenti i Kosovës, gjykohet nga një gjykatë e veçantë e themeluar nga bota demokratike por e mbështetur në një raport të 2011 që në mënyrë djallëzore u sponsorizuar nga partia e Putinit. Akuza tërësisht të pabazuara të trafikimit të organeve njerëzore, si një njollosje të Kosovës dhe Shqipërisë. Është tejet shkurajuese të dish që situata shqetësues ku përfshihet UÇK e pati zanafillën brenda KE.

Do isha fajtor nëse nuk do flisja dhe të thoja se Asambleja e ke ka detyrim moral të korrigjojë çdo gabim dhe t’i hapë rrugën tërheqjes pas të raportit që në mënyrë të rreme etiketoi Shqipërinë si bazë trafikimi të dyshuar të organeve, lehtësuar nga UÇK”, u shpreh Rama.

Sakaq, lidhur me luftën në Ukrainë, Rama u shpreh se “do nënshkruajë me shumë kënaqësi marrëveshjen për regjistrimin e dëmeve”.

Show More

Related Articles

Back to top button