BotaLajme

Ngrohja globale do të kalojë pragun prej 1,5 gradë celcius

Temperaturat ka të ngjarë të shënojnë një rritje për herë të parë gjatë viteve të ardhshme, sipas një parashikimi të shkencëtarëve. Sipas studiuesve tani ka një shanc prej 66% që të kalojmë pragun e ngrohjes globale prej 1,5 gradë nga tani deri në vitin 2027.

Shanset po rriten për shkak të emetimeve nga aktivitetet njerëzore plus ngjarjen e motit El Niño që pritet këtë verë. Nëse bota e kalon kufirin, shkencëtarët theksojnë se shkelja, megjithëse shqetësuese, ka të ngjarë të jetë e përkohshme.

Kjo do të thotë se bota është 1.5C më e ngrohtë se sa ishte gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, përpara se emetimet e karburanteve fosile nga industrializimi të fillonin me të vërtetë të rriteshin.

Shifra 1.5 C është bërë një simbol i negociatave globale për ndryshimet klimatike. Vendet ranë dakord të përpiqeshin për të kufizuar rritjen e temperaturës globale në 1.5C sipas marrëveshjes së Parisit të vitit 2015.

Rritja mbi 1.5C çdo vit për një ose dy dekada do të ketë ndikime shumë më të mëdha, të tilla si valë të nxehta më të gjata, stuhi më intensive dhe zjarre. Por shkencëtarët besojën se ka ende kohë për të kufizuar ngrohjen globale duke ulur ndjeshëm emetimet.

Që nga viti 2020, Organizata Botërore Meteorologjike ka dhënë një vlerësim të mundësive që bota të kalojë pragun e 1.5C në çdo vit. Në atë kohë ata parashikuan se kishte më pak se 20% mundësi për të kaluar 1.5C në pesë vitet e ardhshme.

Deri vitin e kaluar kjo ishte rritur në 50%, dhe tani është rritur në 66%, që shkencëtarët thonë se do të thotë se ka “më shumë gjasa sesa jo”.

Show More

Related Articles

Back to top button