Një ka mbetur i lënduar sot në Prishtinë, si pasojë e një përleshje, ku ishin përdorur edhe armët.
Nga Policia e Kosovës kanë thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:30 në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor.
Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, kanë thënë nga Policia.