LajmeRajon

Berisha tregon ‘prapaskenat’ e rënies së euros: Kulmi i blerjes së votës në Shkodër. Fenomeni ‘Doshi’ si Dushku

Ish-kryeministri Sali Berisha tregoi ‘prapaskenat’ sipas tij të rënies së euros dhe forcimit të monedhës vendase, fenomen që ndodhi gjatë fushatës zgjedhore.

Në një dalje për mediat, Berisha tha se kulmi i blerjes së votës ishte në Shkodër, bastion i së djathtës, por që në 14 maj shkodranët besuan te socialistët. Berisha akuzoi për blerje votash ish-deputetin Tom Doshi.

“Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Burimet kompetentë na thonë se një rënie e tillë e euros mund ta provokojnë vetëm hedhja e qindra milionë eurove në një kohë të shkurtër për këmbim. Rritja e euros fill pas përfundimit të zgjedhjeve, hodhi poshtë pretendimin se rënia lidhej me sezonin turistik. Kulmin e ka arritur në Shkodër. Shikoni fenomenin Doshi. Ky është fenomeni Dushku i vitit 2023. Pra, këto zgjedhje ishin të blera dhe për blerjen e tyre u përdorën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ndërkohë që opozita dhe jo pseudopozita nuk ka paguar një qindarkë nga xhepi. Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit.”, tha Berisha.

Sakaq, Berisha tha se zgjedhjet ishin të blera nga Tropoja e deri në Konispol.

“Zgjedhjet ishin të blera nga Tropoja deri në Konspil. Bazuar në rënien e kursit të euros mund të arrijë në qindra e qindra mln euro. Këto zgjedhje ishin të vlera dhe për blerjen e tyre u që përdorën qindra mln euro nga taksat e shqiptarëve. Ndërkohë opozita dhe jo pseudo opozita nuk ka shpenzuar asnjë para. Këto zgjedhje janë të blera asi narkoeuro u bë shkak i rezultatit të tyre. U përdorën 10 miliardë lekë në kundërshtim me ligjin. Këto zgjedhje janë të blera asi u përdorën para në dorë për të blerë votën si kurrë më parë, ku ra dhe monedha euro, në rastin tonë narkoeuro. Mjeranët mendojnë se Rama po bën zgjedhje të lira. Mbrojtja e votës së shqiptarëve më bën që të flas nuk mund të mashtroj shqiptarët. Zgjedhje të lira me Ramën, nuk ka. Në këto zgjedhje më shumë se në çdo zgjedhje të tjera në 32 vite, e gjithë qeveria qendrore, vendore, administrata dhe ndërmarrjet publike, në kundërshtime kodin elektoral u kthyen në një narkoshtet elektoral, duke përdorur burimet logjistike, zyrtare, monetare. U shndërruan në një makineri elektorale. ata që mohojnë këtë realitet, janë anëtarë të narkoshtetit ose kanë probleme me votën e tyre. Unë do mbroj votën e shqiptarëve.  Me Edi Ramën zgjedhje nuk ka”, u shpreh Berisha.

Show More

Related Articles

Back to top button