LajmeRajon

Krasniqi e takon ambasadorin e Malit të Zi

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Palët kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sportit.

Si një ish-sportist, ambasadori Çobaj, përgëzoi KOK-un për sukseset dhe të arriturat e sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare.

Presidenti Krasniqi e njohu ambasadorin me sfidat dhe sukseset tona e sportistëve tanë, bashkëpunimin e mirë që kemi me KO të Malit të Zi, e veçanërisht me kandidaturën për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Show More

Related Articles

Back to top button