LajmeRajon

Pavel: Çekia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidenti i Republikës Çeke Petr Pavel ka marrë pjesë në Samitin e Këshillit të Evropës, organizuar nga Kryesia Islandeze e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Reykjavik më 16 dhe 17 maj 2023.

“Mbështetje e plotë për synimin e Kosovës për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Këshillit të Evropës” , tha presidenti i Çekisë Petr Pavel në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik.

Ky është Samiti i katërt i Këshillit të Evropës që nga themelimi i Këshillit të Evropës në vitin 1949.

Ndryshe Kosova në maj të vitit të kaluar ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg, e kishte bërë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Një viti pas kërkesës së Kosovës, Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës miratoi kërkesën e Kosovës për anëtarësim në këtë mekanizëm, në të cilin bëjnë pjesë 46 vende.

Show More

Related Articles

Back to top button