LajmeRajon

Abazoviq: Ukrainasit përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë së Malit të Zi

Sot, Mali i Zi ka numrin më të madh të ukrainasve ‘për kokë banori’ në Evropë sepse ata përbëjnë rreth 5 për qind të popullsisë sonë totale, deklaroi kryeministri në largim i këtij vendi, Dritan Abazoviq.

Ai këtë e ka bërë të ditur në debatin e përgjithshëm “Të bashkuar për Evropën” gjatë Samitit të 4-të të Presidentëve të Shteteve dhe Qeverive të Këshillit të Evropës, raporton rtcg.

I pari i shtetit malazez tha se përkundër sanksioneve të forta kundër Federatës Ruse, sot në shtetin malazez jetojnë një numër i caktuar i qytetarëve rusë, të cilët jetojnë së bashku me ukrainasit dhe nuk kanë asnjë problem.

Show More

Related Articles

Back to top button