LajmeRajon

Bashkimi Evropian prezanton detyrimin doganor për produktet më të lira se 150 euro

Komisioni Evropian ka propozuar një reformë mbi rregullat doganore brenda Bashkimit Evropian.

Një prej tyre është sigurimi i paraqitjes së detyrimeve doganore për produktet vlera e të cilave është më e ulët se 150 euro.

Reforma e propozuar shfuqizon pragun aktual në bazë të të cilit mallrat me vlerë më të vogël se 150 euro përjashtohen nga taksat doganore. Kjo thuhet se ka bërë që mashtruesit ta përdorin tejet shumë.

Komisioni thekson se është praktikë shumë e zakonshme që pakot që hyjnë në BE aktualisht zhvlerësohen për të shmangur pagesën e doganës.

Sipas propozimit të ri, platformat ‘online’ do të bëhen aktorët kryesorë për të siguruar që mallrat e shitura ‘online’ në BE të përmbushin të gjitha detyrimet doganore. Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga sistemi aktual doganor, i cili vendos përgjegjësinë mbi konsumatorët dhe transportuesit individualë.

Platformat do të jenë përgjegjëse për të siguruar që tarifat doganore dhe TVSH-ja të paguhen në momentin e blerjes, duke bërë që konsumatorët të mos ekspozohen më ndaj tarifave të fshehura ose dokumenteve të papritura kur mbledhin pakot.

Show More

Related Articles

Back to top button