Dje (17 maj) nga ora 07:00 deri në orën 12:00 në rajonin e SPB Tetovë është kryer aksion kontrolli për kalim në të cilin janë konstatuar gjithsej 12 kundërvajtje (TE-10 dhe GV-2) dhe sanksionuar, si dhe 6 lloje të tjera shkeljesh (TE ) lidhur me mosrespektimin e të drejtës së kalimit.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-12 dhe GV-4), për të cilat janë dorëzuar edhe parashtresat përkatëse.
SPB Tetovë me apel që vozitësit të respektojnë të drejtën e kalimit, sepse në të kundërtën do të ndiqen penalisht dhe gjobiten, e cila sipas nenit 41 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor arrin në 300 euro.
Vozitësit këshillohen gjithashtu që të rregullojnë shpejtësinë sipas kushteve të rrugës, të cilat si pasojë e ndryshimeve të motit këto ditë ndryshojnë shpesh dhe kërkojnë vigjilencë dhe përqendrim maksimal.