Kuvendi i degës së ASH-së në Gostivar, ka zgjedhur kryetarin e ri. Ai është Gazmend Abdija, i cili është zgjedhur përmes votimit të fshehtë. Për zgjedhjen e tij janë zhvilluar dy raunde, në të parin pjesëmarrës pesë kandidatë, kurse në të dytin ai ka qenë në garë me Isak Lazamin, ish drejtor i N.P “Komunalec”. Nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari tha se ndryshe nga degët e tjera, në Gostivar zgjedhja është zhvilluar përmes votimit. Ai procesin e quajti shumë demokratik, ndërsa e ka falenderuar kryetarin e deritanishëm të degës, Jeton Selimin për kontributin e deritanishëm.
“Në Gostivar e bëmë pak më ndryshe, na erdhën pesë emra pasi të gjithë pesë kandidatët ishin të mirë. Mbrëmë e kishim Kuvendin dhe u votua, në raund të dytë shkuan dy kandidatë, pasi që vetëm për një votë nëse nuk gaboj njëri prej kandidatëve nuk kaloi prej raundin e parë. Në raundin e dytë përsëri ai që ishte i pari në raundin e parë, fitoi. Kaluam në një atmosferë korrekte, qetë dhe të gjithë ishim të disponuar. E dini se ASH – dega në Gostivar ka më katër fitore të njëpasnjëshme në komunën tonë, duke nisur nga dy cikle zgjedhjesh lokale, një presidentciale dhe një palë zgjedhje parlamentare. Kryetarit të ri i urojë shumë sukesese dhe ish kryetarit Jeton Selimi i cili shtatë vjet ka qenë udhëheqës i ASH-së në Gostivar e falenderojë publikisht për gjithë punën e bërë dhe gjithë organizimin që e le për më të rinjtë, për persona që vazhdojnë në ASH”, deklaroi nënryetari I ASH-së, Arben Taravari.
Taravari tha se nga gjithsejtë 31 degë, në 29 prej tyre gjatë ditës së djeshme dhe fundjavës janë zgjedhur kryetar të rinj të ASH-së. Degët e mbetura, ai tha se do të zhvillojnë zgjedhje ditët në vijim, pasi u është dashur, sipas tij, më shumë kohë për të zgjedhur kandidatin.
“Në të gjitha degët në përgjithësi përzgjedhja ka kaluar në mënyrë fer dhe korrekte e kandidatëve. E dini në ASH përzgjedhja e kryetarëve të degëve është bërë përmes konkursit. Ata që shprehën ineteres, shkuan në intervistë në Komisionin i përbërë prej kryetarit të partisë, sekretarit gjeneral dhe sekretarit organizativ. Prej atje, emrat janë dërguar në Kuvende, dhe në shumicën e Kuvendeve janë pranuar ato emra, janë votuar nga anëtarët e Kuvendit të degës”, deklaroi nënkryetari i ASH-së, Arben Taravari.
Ndryshe, kryetari i sapozgjedhur i ASH-së në Gostivar, Gazmend Abdija është profesor i diplomuar i gjuhës gjermane dhe nga viti 2003 punon në Gjimanzin e qytetit të Gostivarit. Aktualisht është i angazhuar si bashkëpunëtorë gjyqësor në Gjykatën Themelore në Gostivar. Ai është aktivist dhe anëtarë i ASH-së nga viti 2015-të , kurse në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, ai ishte kandidatë i ASH-së për deputetë në Njësin e Gjashtë Zgjedhore.