BotaLajme

Breshër sa një top bejsbolli, stuhia e pazakontë godet Francën

Një stuhi e dhunshme  breshëri ka goditur Francën jugperëndimore mbrëmjen e së hënës duke lënë pas shkatërrime të mëdha.

Madhësia e kokrrave të breshërit ishte gati sa ajo e një topi bejsbolli, duke shkatërruar edhe xhamat e makinave.

19 departamente te policisë në këtë zonë të Francës vendosën në alarm portokalli si pasojë e stuhisë.

Zonat e Charente-Maritime dhe Gironde u prekën më shumë. Ndërkohë Moti më i ashpër pritet midis Landes dhe Limousin, nëpërmjet Perigord, siç specifikohet nga Weather Channel, ndërsa priten edhe  reshje nga 20 deri në 50 mm.

Po ashtu nuk mungoi edhe era e furishme me shpejtësi deri në afro 100 km/orë.

Show More

Related Articles

Back to top button