Dje (18 maj) rreth orës 08:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Dpartamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria S.Q.(25) dhe E.Q.(28) nga Prilepi. Ata dyshohet se janë përfshirë në vjedhjen e një automjeti, vepër e cila është e dënueshme nga neni 242 i Kodit Penal. Ata kanë qenë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera të rënda në zonën e Kërçovës, njofton policia.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës.