LajmeRajon

Begaj niset nesër drejt Podgoricës, merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri

Presidenti Bajram Begaj do të niset të shtunën (20 maj) drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në ceremoninë për inaugurimin e homologut të tij të ri, Jakov Milatovic.

Në këtë ceremoni, do të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Sipas njoftimit të presidencës, prania e Begajt në Podgoricë është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Show More

Related Articles

Back to top button