LajmeRajon

Lajçak: Bisedimet Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh do të vazhdojnë edhe në javët në vijim

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, tha se qëllimi i takimit të negociatorëve kryesorë ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës javën e kaluar në Bruksel ishte sqarimi i çështjeve të mbetura të hapura.

Lajçak u shpreh se bisedimet do të vazhdojnë në javët në vijim.

“Ne diskutuam rrugën e mëtejshme të zbatimit të Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe synuam të qartësojmë çështjet e mbetura të hapura,” shkroi Lajçak në Facebook teksa bëri një përmbledhje të takimeve që pati javën e kaluar.

“Megjithëse gjetja e një gjuhe të përbashkët mund të jetë sfiduese, ne kemi qenë në gjendje të bëjmë njëfarë përparimi,” shtoi Lajçak.

Show More

Related Articles

Back to top button