BotaLajme

Astronautët e parë sauditë mbërrijnë në hapësirë

Kompania SpaceX ka lansuar një raketë të dielën me astronautët e parë sauditë drejt stacionit hapësinor, njoftoi DW. Në bordin e raketës ishte studiuesja e qelizave staminale, Rayyanah Barnaëi, duke u bërë gruaja e parë nga Arabia Sauditë që shkoi në hapësirë.

Asaj iu bashkua edhe Ali al-Qarni, një pilot luftarak i Forcave Ajrore të Mbretërisë Saudite.

“Përshëndetje nga hapësira e jashtme. Është e mahnitshme të shikosh Tokën nga kjo kapsulë”, deklaroi Barnaëi pos mbërriti në orbitë.

“Gjersa shikoj jashtë në hapësirë, nuk mund të mos mendoj se ky është vetëm fillimi i një udhëtimi për të gjithë ne”, shtoi ajo.

Misioni privat drejt hapësirës është organizuar nga firma Axiom Space, ndërsa misioni nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor u nis nga Florida e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në bord janë edhe ish-astronautja Peggy Ëhitson që po e bën udhëtimin e saj të katërt dhe biznesmeni amerikan, John Shoffner.

Ekuipazhi është vendosur t’i kalojë 10 ditë në këtë laborator orbital.

Viti 1985 ishte hera e fundit kur një shtetas. saudit shkoi në hapësirë. Arabia Saudite krijoi Komisionin Saudit të Hapësirës në vitin 2018 dhe nisi programin për dërgimin e astronautëve në hapësirë.

Show More

Related Articles

Back to top button