Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka shkuar në Bruksel për të marrë pjesë në takimin me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian ku do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi.
Në njoftimin e ministrisë së Jashtme serbe thuhet se Daçiq do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, dhe me komisionerin për politikë të jashtme dhe zgjerim, Oliver Varheji.
Në Bruksel, sot pos dialogut, do të diskutohet edhe për agresionin rus dhe ndikimin e tij në Ballkanin Perëndimor.
Gjithashtu diskutohet edhe për situatën në Bosnje Hercegovinë.