Rami Hadar është prezantuar sot si trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës në basketboll.
Klankosova.tv raportoi në lidhje me arrijtjen e marrëveshjes gjatë ditës së premte, teksa sot u zyrtarizua.
Hadar do ta drejtojë Kosovën në parakualifikimet për Eurobasketin që do të mbahet në vitin 2025.
Dardanët janë në grupin H, teksa do të nis përballjet nga raundi i tretë i parakualifikimeve.
Kosova është në grupin H me Zvicrën dhe Danimarkën.
Raundi i tretë i parakualifikimeve do të zhvillohet për gjashtë ditë, nga 19 korrik deri më 5 gusht.
Kjo është hera e parë që Kosova do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët është përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.
Ndryshe, Hadar në të njëjtën kohë do të jetë edhe trajner i Pejës, të cilën e shpalli kampion pak ditë më parë.