Për të luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, Juventusi duhet të fitojë ndeshjet e mbetura kundër Milanit dhe Udineses, duke shpresuar që Roma dhe Atalanta të mos bëjnë të njëjtën gjë në dy ndeshjet e fundit të sezonit dhe kuqezinjtë të mos mundin Hellas Verona.
Juventusi do të presë Milanin në Allianz Stadium këtë të diel përpara se të vizitojë Udinesen në Dacia Arena në ndeshjen e fundit të sezonit 2022-2023.
Milani aktualisht ndodhet në vendin e katërt në tabelë me 64 pikë, tre më shumë se Atalanta, katër më shumë se Roma dhe pesë më shumë se Juventusi.
Djelmoshat e Stefano Piolit do të luajnë me Hellas Verona në San Siro në ndeshjen e fundit të sezonit. Milani mundi Juventusin 2-0 në San Siro në tetor, kështu që nëse Juventusi fiton me një gol të dielën, kuqezinjtë mund të barazojnë kundër Veronës në ndeshjen e fundit të sezonit dhe të kualifikohen në Ligën e Kampionëve nëse përfundojnë me pikë të barabarta me Bianconerët.
Nëse Juventusi fiton me më shumë se dy gola kundër Milanit, ata do t’i detyrojnë kuqezinjtë të fitojnë kundër Veronës për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, me kusht që Juve të mposht Udinesen.
Atalanta do të luajë me Interin në udhëtim dhe me Monzën në shtëpi në dy ndeshjet e fundit të sezonit.