
Dje (22 maj) në mbrëmje rreth orës 22:30, në rrugën “Vëlkezërit Miladinovi” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë hequr nga liria një të mitur nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga një grua 34-vjeçare nga Tetova se rreth orës 17:00 në hyrje të pallatit ku ajo banonte, e ka sulmuar atë, për shkak të së cilës është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda. I mituri i është dorëzuar përfaqësuesit të Qendrës për Çështje Sociale dhe më pas është transferuar në objektin përkatës në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.TS