
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i cili këto ditë po qëndron për vizitë në Belgjikë ka paralajmëruar prej atje dhe investimin e dytë që pritet të vijë në Maqedoninë e Veriut.
Pas kompanisë “ABBE” e cila do të operoj në territorin e Kërçovës nga fillimviti i ardhshëm, edhe kompania “MSIE” vjen në Maqedoni.
Ministri Bekteshi shton se e njejta do të jetë më lokacion në afërsi të airoportit të Shkupit, me investim mbi 5 milionë euro dhe 150 vende të reja të punës.
Bekteshi shtoi se pas rimëkëmbjes ekonomike dhe tejkalimit të krizës energjetike, kjo qeveri është e fokusuar në sjelljen e investimeve te rëja, gjë që do të mundësonte dhe paga më të larta dhe ekonomi më të mirë vendore. /Indeks.mk