BotaLajme

Vdes në avion zëvendësministri rus i Arsimit, po kthehej nga Kuba

Një zëvendësministër rus i Arsimit, ka vdekur gjatë një fluturim kthimi nga Kuba.

Ai raportohet se po merrte pjesë në takime si pjesë e një delegacioni qeveritar, përcjell klankosova.tv.

Pyotr Kucherenko, 46 vjeç, thuhet se u sëmur rëndë në fluturimin gati 12-orësh të kthimit në shtëpi.

”Piloti bëri një ulje emergjente në Rusinë jugore për ndihmë mjekësore; megjithatë, mjekët nuk mundën t’i shpëtonin jetën Kucherenkos”, specifikohet sipas rferl, përcjell klakosova.tv.

Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur menjëherë.

Kucherenko po udhëtonte me zëvendëskryeministrin Dmitry Chernyshenko dhe Andrei Guskov, zëvendësdrejtor i departamentit të Ministrisë së Jashtme ruse për Amerikën Latine.

Show More

Related Articles

Back to top button