BotaLajme

Scholz: Lufta do të përfundojë me anëtarësimin e Ukrainës në BE

Disa ditë pasi deklaroi se fundi i imperializmit të Putinit është afër, Scholz vuri në dukje se “kapitulli i hidhur i historisë së kontinentit tonë do të përfundojë me anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian”.

Duke folur në një event për 160 vjetorin e themelimit të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë, Scholz theksoi se SPD duhet të qëndrojë pranë Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, pasi fakti që parimet kundër dhunës mbeten në fuqi,  paprekshmëria e kufijve, integriteti territorial i shteteve dhe e drejta e popujve për vetëvendosje janë pjesërisht edhe për shkak të trashëgimisë politike.

“Ne socialdemokratët mbështesim fuqimisht të gjitha këto parime,” tha Scholz, duke iu referuar debatit brenda socialdemokratëve mbi qëndrimin e tyre ndaj Rusisë.

Show More

Related Articles

Back to top button