BotaLajme

Lirohet Kanali i Suezit pas orësh bllokimi

Një anije që kishte bllokuar rrugën në Kanalin e Suezit, është lëvizur, ka konfirmuar agjencia e transportit, Leth Agencies, shkruan BBC të enjten.

Pas një punë të palodhshme të autoriteteve, anija e quajtur Xin Hai Tong 23 që po transportonte me shumicë, u hoq nga rruga, ka konfirmuar kompania më herët.

Anija, e cila lundron nën flamurin e Hong-Kongut, kishte qenë e pozicionuar në një kënd pranë anës lindore të kanalit, sipas gjurmuesit të anijes Marine Traffic.

Gjurmuesi tregoi gjithashtu se kishte tre rimorkiatorë egjiptianë që rrethonin anijen e që po mundoheshin ta zhbllokonin rrugën.

Dy vjet më parë, Kanali i Suezit, një nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, ishte i pakalueshëm për gati një javë pasi një anije gjigante me kontejnerë u bllokua.

Ever Given, një nga anijet më të mëdha të kontejnerëve në botë, bllokoi kanalin për gjashtë ditë më 2021, duke ndërprerë tregtinë globale.

Show More

Related Articles

Back to top button