Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe Bjellorusisë nënshkruan sot një dokument për vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS.
Madje mediat ruse raportuan se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deklaroi se Perëndimi po zhvillon një luftë kundër Rusisë dhe Bjellorusisë.
Rusia dhe Bjellorusia, të cilat janë aleatë të ngushtë në konfliktin në Ukrainë, ranë dakord në fillim të këtij viti për të vendosur një pjesë të arsenalit taktik bërthamor të Moskës në Bjellorusi.