Sot fillon gara e Grand Prix e xhudos në qytetin Linz të Austrisë.
Laura Fazliu, Loriana Kuka, Flaka Loxha, Erza Muminoviq, Akil Gjakova dhe Shpati Zekaj janë xhudistët nga Kosova që do të marrin pjesë.
Të enjten garojnë Erza Muminoviq në kategorinë deri 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në kategorinë deri 57 kg.
Trajneri Driton Kuka ka vendosur që Nora Gjakovën dhe Distria Krasniqin t’i pushojë nga kjo garë.
Erza në xhiron e parë përballet me austriaken Carina Klaus-Sternëieser.
Flaka përballë në xhiron e parë e ka spanjollen Jaione Equisoain. Në Austri garojnë 455 xhudistë nga 72 shtete të ndryshme.