LajmeRajon

Greqia braktis emigrantët në det, BE kërkon hetim për incidentin

Një video e publikuar nga prestigjiozia “New York Times”, ku tregon autoritetet greke duke braktisur emigrantët në Detin Egje muajin e kaluar, ka nxitur reagime të ashpra.

Komisioni Evropian i ka kërkuar zyrtarisht Greqisë që të fillojë një hetim lidhur me dëbimin e emigrantëve të paligjshëm.

“Shërbimet e mia i kanë dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke që ky incident të hetohet plotësisht dhe në mënyrë të pavarur. Komisioni Evropian është i gatshëm të ndërmarrë hapa zyrtarë, sipas rastit“, u shpreh Komisionerja Evropiane për Migracionin, Ylva Johansson në Twitter.

Një video e xhiruar nga një aktivist anonim në ishullin grek të Lesbos më 11 Prill dhe e shpërndarë nga NeW York Times javën e kaluar tregon një grup prej 12 azilkërkuesish duke përfshirë fëmijë dhe një foshnjë 6-muajshe duke u transferuar nga një furgon në një anije të Rojës Bregdetare Greke dhe më pas në një gomone, e cila lihet më pas u la në mes të detit.

Emigrantët u gjetën më vonë nga një patrullë turke edhe aktualisht ndodhen në një kamp refugjatësh në Izmir. Një pjesë e madhe e tyre vinin kryesisht nga Eritrea, Somalia dhe Etiopia. Kjo tregon një mori shkeljesh të ligjit grek, të Bashkimit Evropian dhe ndërkombëtar, por autoritetet greke deri më tani kanë refuzuar të komentojnë incidentin në video. 

Kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, kohët e fundit ka mbrojtur politikat e migracionit si të ashpra por të drejta.

Në një intervistë të shkurtër për New York Times pak përpara zgjedhjeve parlamentare, ai u shpreh se do të vazhdonte të njëjtën politikë edhe nëse rizgjidhej. Greqia ka zbatuar plane shumë të ashpra duke parandaluar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm duke rritur patrullat kufitare dhe ato detare dhe duke zgjeruar gardhin përgjatë kufirit me Turqinë.

Show More

Related Articles

Back to top button