LajmeRajon

U raportua i zhdukur, gjendet i mbytur në liqen 13 vjeçari

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër. Në fshatin Shumbat, një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e zonës, raportojnë mediat shqiptare.

I mituri është gjetur nga policia, e cila nisi pas kallëzimit nga shtetasi A. S. për humbjen e djalit të vëllait të tij.

“Pas rreth 2 orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga liqeni i fshatit Shumbat, e trupit të pajetë të shtetasit E. S., 13 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, në trupin e 13-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë.(orainfo)

Show More

Related Articles

Back to top button