GostivarLajme

Hapet edicioni i dytë i panairit të librit në Gostivar

Sonte u hap edicioni i 2 – të i Panairit të Librit në Gostivar. Me moton “Festa e librit” panairi mirëpret shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.

Shpend Bajrami, kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, në hapje të këtij panairi në cilësinë e organizatorit, deklaroi se shumë shtëpi botuese do të prezantojnë tituj të rinj, libra për çdo moshë, për çdo temë apo interes.

Aslian Snopçe, përgjegjëse për arsim në komunën e Gostivarit tha se kjo ngjarje tashmë e ka marrë epitetin e caktuar të ngjarjes të rëndësishme kulturore ku gjithë së bashku mblidhemi për ta kremtuar festën e librit.

Festa e librit në Gostivar ka nisur me aktivitete të shumta. Nuk kanë munguar as edhe interpretimet që dalin nga botimet e reja.

Publiku gostivaras kishte mundësinë të ndëgjojë pjesë nga recitali “Drithërima poetike” të autores dhe artistes Klodi Kadillari, gjithashtu të njihen me krijimtarinë poetike të poetes, gjuhëtares e publicistes Migena Arllati, që para gostivarasve promovoi librin me poezi “E kuqja e qelqtë”.

Panairi do të mbahet nga 21-25 qershor, në ambientet e Amfietatrit të hapur. Shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë, do të jenë të pranishëm, ndërsa pritet të ketë shumë vizitorë.

Show More

Related Articles

Back to top button