LajmeSport

Reali mund të merr Mbapen, por vetëm me një kusht

Të mërkurën u përhap lajmi se Kilian Mbape nuk kishte ndërmend të rinovonte kontratën e tij për një vit tjetër përtej vitit 2024, dhe reagimi i Real Madridit është zbuluar tashmë.

Burime në Francë pretendojnë se Mbape nuk do të ekzekutojë opsionin për të zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2025, një vendim që ai duhet ta marrë para fundit të korrikut. Kjo do të thotë se PSZH duhet të vendosë nëse do të përpiqet ta shesë atë këtë verë, ose rrezikon ta humbasë sërish falas – diçka që ata treguan se ishin të gatshëm ta bënin verën e kaluar.

Sipas “Diario AS”, Real Madridi është i hapur për të lëvizur sërish për Mbapen, por vetëm në kushte të caktuara. Ata nuk kanë ndërmend t’i paguajnë PSZH-së ‘asnjë euro të vetme’ për të, dhe do të mendojnë vetëm për një lëvizje falas. Po kështu, ata përmendin se Mbape me gjasë do të duhet të nënshkruajë një para-kontratë, për të shmangur një tjetër situatë ku ai i la në ‘altar’ qershorin e kaluar.

Show More

Related Articles

Back to top button