LajmeRajon

Asnjë përfaqësues serb i interesuar të bëhet pjesë e kabinetit të kryetarit të Zveçanit

Ndonëse fillimisht u pengua ta mbante fjalimin si kryetar i ri i Zveçanit, Ilir Peci, brenda Kullës së Isa Boletinit, megjithatë më pas u lejua.

Gazmend Boletini, pasardhësi i Isa Boletinit kundërshtoi që fjalimi i kryetarit të ri të komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pas betimit si kryetar të mbahet brenda Kullës së Isa Boletinit, por më pas lejoi.

Është konfirmuar se deri më tani nuk ka pasur ndonjë përfaqësues serbë të interesuar për t’u bërë pjesë e Kabinetit të Kryetarit apo të udhëheqë drejtori në Komunën e Zveçanit.

Pas ceremonisë së betimit, Selvete Kelmendi, nga Partia Demokratike e Kosovës, është zgjedhur Kryesuese e Kuvendit Komunal, ndërkaq nënkryetari nuk është zgjedhur.

Show More

Related Articles

Back to top button