GostivarLajme

8 milionë euro në dispozicion për bujqit

8 milionë euro janë në dispozicion të bujqive nga Maqedonia për investime në asetet bazë të ekonomive bujqësore sikurse në ndërtimin e fermave, blerjen e traktorëve dhe makinerive bujqësore, investimet në përpunimin e prodhimit të vet bujqësor, ngritjen e plantacioneve të reja, etj. Pastaj për investim në asetet bazë për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore (ndërtimi i objekteve përpunuese – qumështore, thertore, objekte të mullirit, prodhimi i produkteve të mishit, kantinat e verës, përpunimi i frutave dhe perimeve – pajisja me makina dhe pajisja e tyre etj. Poashtu edhe për investim në diversifikimin e fermave dhe zhvillimi i bizneseve në zonat rurale (mbështetja e të gjitha kapaciteteve prodhuese, e të gjitha aktiviteteve që ndodhen në zonat rurale). Masat dhe kushtet e aplikimit i cili zgjatë një vit, janë prezentuar edhe para bujqive të Gostivarit. Dushko Jakimoski nga organi menaxhues i IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë theksoi se Programi IPARD ka një shtrirje shumë të madhe, në të gjitha degët ekonomike përmes tre masave të lartpërmendura.

“Shfrytëzuesit duhet të plotësojnë edhe disa kritere. Ata duhet të jenë ose duhet të regjistrohen në Agejncionin për Ushqim dhe Veterinari, dyhet ta shfrytëzojnë të drejtën e pronësisë apo toka të jetë prone e tij ose ta ketë marrë nga dikush me koncesion prej shtatë vitesh llogaritur nga disa e dorëzimit të kërkesës. Më së pak një person duhet të jetë në marrëdhënie të përhershme pune ose me kontratë në vepër minimum pesë vite. Të gjithë shfrytëzuesit potencial duhet të dorëzojnë biznes plan”, deklaroi Dushko Jakimoski nga organi menaxhues i IPARD pranë Ministrisë së Bujqësisë.

Shuma miminale përmes nga këto tre masa që mund të fitohet është 10 mijë, kurse maksimumi 750 mijë euro. Ky prezentim erdhi nga Organi menaxhues i IPARD në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Burimeve Ujore përmes fushatës promovuese me qëllim prezantimin dhe rritjen e mundësive të përdorimit të fondeve nga programi IPARD për përdoruesit e mundshëm. Ndryshe, 8 milionë eurot janë mjete që kanë mbewtur të pa shfrytëzuara nga IPARD II, ndërkohë që Maqedonia në fillim të këtij muaji filloi edhe implementimin e IPARD III.

Show More

Related Articles

Back to top button