LajmeRajon

MBI 1000 APLIKIME PËR PUNË NË ZYRËN E MILATOVIQ

Mbi 1000 qytetarë aplikuan në ftesën publike të Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për t’u punësuar në kabinetin e tij, ku pjesë e ekipit të tij do të bëhen edhe ata me rezymetë më të mira. Milatoviq tha se një parim të ngjashëm e ka zbatuar si ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiqit dhe se me këtë akt dërgon mesazhin se meriokracia është sistemi që synon.

“Dërgova një mesazh se meriokracia dhe një sistem vlerash që u jep barabarta të gjithëve është ajo që qëndroj pas. Më kanë kontaktuar mbi 1000 persona me biografi dhe CV të ndryshme, kolegët e mi kaluan listën, krijuam një bazë të dhënash me njerëz, kriteret sipas të cilave janë renditur dhe është e sigurt se disa prej tyre do të punësohen në kabinetin tim pas bisedës”, tha Milatoviq dhe theksoi se Ligji për sistematizimin ka vend për 10 asistentë.

Show More

Related Articles

Back to top button