LajmeSport

Juventus – Milan, kryendeshja e xhiros së 37-të në Serie A

Këtë vikend rikthehet Serie A ku fokusi kryesor do të jetë tek ndeshja mes Juventusit dhe Milanit.

“Zonja e Vjetër” do të jetë nikoqir i “Rossonerëve” në Allianz Stadium me sfidën që do të zhvillohet ditën e diel me fillim nga ora 20:45.

Juventusi që pak ditë më parë u dënua me heqje të 10 pikëve tani e sheh veten në pozitën e 7-të në tabelën e klasifikimit, dhe kërkon fitoren në këtë përballjë për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 20:45.

Kampioni i ri i Serie A, Napoli, luan në udhëtim në “Renato Dall’Ara” ndaj Bolognës. Napolitanët të cilët u kurorëzuan me titullin kampion për herë të parë që nga viti 1989 luajnë këtë ndeshje vetëm sa për të plotësuar kalendarin e ndeshje.

Kjo përballje zhvillohet ditën e shtunë me fillim nga ora 15:00.

Interi pret në shtëpi ekipin e Atalantës. Të besuarit e Simone Inzaghit hyjnë në këtë përballje pas triumfit që e arritën në finalen e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës me rezultat 2-1. Një ndeshje e rëndësishme pritet të jetë kjo për mysafirët pasi që janë në një garë të ashpër me ekipin e Milanit për një pozitë që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Ky takim do të luhet ditën e shtunë dhe nis në ora 20:45.

Roma  e Jose Mourinhos luan këtë xhiro në udhëtim ndaj Fiorentinës. “Giallorossët” pak kohë më parë kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, synon të rikthehet tek rezultatet pozitive në ligë pasi janë pa fitore në 5 ndeshjet e fundit.

Kjo ndeshje është paraparë të luhet ditën e shtunë me fillim nga ora 18:00.

Show More

Related Articles

Back to top button