LajmeRajon

Ministri serb i Mbrojtjes për situatën në veri: Do të zbatojmë urdhrin e komandantit suprem

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, tha se “situata në Kosovë është dramatike, siç paralajmëroi presidenti Aleksandar Vuçiq, dhe se Prishtina po shkon drejt përshkallëzimit të situatës”, kanë raportuar mediat serbe, përcjellë GazetaBlic.

“Presidenti para pak minutash i dha urdhër ushtrisë që të ngritë gatishmërinë luftarake në nivelin më të lartë, ushtria ka filluar aktivitetin, kjo që po bën Kurti po na çon në vija të kuqe, kjo nuk është më lojë, kjo kërcënon sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në këto zona. Ne do ta zbatojmë urdhrin e komandantit suprem dhe do të bëjmë atë që pritet nga ushtria serbe”.

Ai u tha serbëve në Kosovë të jenë të qetë.

“Unë u them atyre të mos bien në provokime, një skenar në të cilin ata do të portretizohen si kriminelë. Ka terror të vazhdueshëm kundër komunitetit serb. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë të qetë dhe në të njëjtën kohë të mbrojmë të drejtat dhe liritë tona,” tha Vuçeviq.

Show More

Related Articles

Back to top button