LajmeRajon

Tensionet në veri të Kosovës/ ​Bllokohen rrugët në hyrje-dalje të Leposaviçit

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe bomba shokuese për të shpërndarë qytetarët e mbledhur para objektit komunal në Zveçan, komunë kjo e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit. Të shtëna armësh janë dëgjuar në Zvecan ndërsa janë djegur edhe disa makina të policisë. Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Sipas informacioneve nga terreni, Policia e Kosovës ka hyrë në objektin e Komunës së Zveçanit. Kosovapres raporton se disa kamionë janë të parkuar në mes të rrugëve në hyrje dhe dalje të Leposaviqit duke bllokuar qarkullimin ndërsa një helikopter i KFOR u pa mbi Zvecan. Në anën tjetër mediat serbe raportuan se presidenti Aleksander Vucic ka dhënë urdhër për ngritjen e gatishmërisë së forcave të armatosura të Serbisë në nivelin më të lartë dhe i ka urdhëruar ato të lëvizin urgjentisht te vija administrative me Kosovën. Lajmi u konfirmua menjwherw mw pas nga ministri serb i mbrojtjes. Sipas mediave serbe, ky vendim është marrë për shkak të dhunës që sipas tij, po ushtron policia e Albin Kurtit ndaj serbëve në Zveçan. Udhëheqësit e këtyre tre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, për shkaqe sigurie. Ndonëse thanë se, së shpejti, do të nisin punën nga objektet komunale, nuk ishte e qartë se kur do të ndërmerrej një hap i tillë. Në të katër komunat me shumicë serbe në veri u dëgjuan fillimisht sirenat e alarmit, ndërkohë që para objekteve komunale në Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq u mblodhën edhe qytetarë. Kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut – që të gjithë shqiptarë, bënë betimin të enjten, duke marrë kështu pushtetin lokal në këto tri komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ceremonitë e betimit u mbajtën në objekte publike, sepse në objektet e komunave ka organe të përkohshme komunale, të cilat punojnë në sistemin e Serbisë.

Show More

Related Articles

Back to top button