Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se të gjitha rrugët në veri janë të hapura dhe qarkullueshme për qytetarët.
Kurti mes tjerash potencoi se kryetarët dhe komunat duhet të punojnë shumë, pasi sipas tij ka shumë punë për të bërë për qytetarët.
“Rrugët në veri janë që të gjitha të hapura e të qarkullueshme për qytetarët. Komunat dhe kryetarët duhet të punojnë shumë sepse kemi shumë punë për të bërë për qytetarët.
“Rendi dhe ligji, demokracia dhe lëvizja e lirë, siguria dhe paqja, mund dhe duhet të ecin krah për krah. Për këto angazhohemi çdo ditë dhe në përpikëri”.
Kurti, theksoi se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtare, por çdo opsion tjetër sipas tij, do të ishte mospërmbushje e obligimeve të Qeverisë ndaj kryetarëve të rinj.
“Ne jemi të vetëdijshëm dhe i kuptojmë shqetësimet e ngritura nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Por, çdo opsion tjetër, do të ishte mos përmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj; do të ishte mos përmbushje e obligimeve dhe detyrimeve të kryetarëve të rinj ndaj qytetarëve të Republikës; dhe, do të pamundësonte ofrimin e shërbimeve bazike komunale për qytetarë”.
© SYRI.net