Rexhep Taip Erdogan do të vazhdojë të jetë në pushtet, pasi fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve në Turqi.
Dhe kjo informatë vjen nga Bordi i Lartë Zgjedhor i Turqisë, i cili njoftoi se ai ka marrë 52.14% të votave, shkruajnë mediat e huaja.
Ndërsa rivali i tij, Kilicdaroglu fitoi 47.86% të votave.
Siç raportojnë më tej mediat, pothuajse të gjitha fletët e votimit janë numëruar dhe ky është rezultati i përkohshëm – ndërsa rezultati zyrtar do të shpallet pas disa ditësh.
Ndryshe, vendvotimet u mbyllën në orën 17:00 me orën lokale.
Por Erdogan tani doli duke shpallur fitoren më pak se katër orë pas mbylljes së qendrave të votimit – dhe përpara se votimi të shpallej zyrtarisht.