BotaLajmeRajon

Shpërthim në bordin e anijes në Francë, plagosen 3 malazezë, 2 në gjendje të rëndë

Tre shtetas malazezë kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm nga një shpërthim në anijen me kontejnerë “MSC Rachele”  në afërsi të portit të Toulon në Francë.

Sipas France3 , qendra operacionale rajonale për vëzhgimin dhe shpëtimin e Mesdheut është paralajmëruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 9, se një anije ishte në vështirësi në brigjet franceze.

Ata deklarojnë se në motor ka ndodhur një shpërthim, i cili ka shkaktuar zjarr në anije, ku kanë mbetur të plagosur tre persona, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Të gjithë të plagosurit u transferuan në bregdet nga marina franceze.

Të plagosurit më rëndë u dërguan në spitalin ushtarak Sainte-Anne në Toulon, ndërsa marinari i plagosur lehtë u transferua në qendrën spitalore ndërkomunale.

Anija me kontejnerë “MSC Rachele”, e cila lundron nën flamurin panamez, është një anije mallrash e gjatë 334 metra me kapacitet mbajtës rreth 100 mijë tonë./Abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button