LajmeRajon

Rreth 25 pjestarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve

Rreth 25 pjestarë nga kontingjenti shumëkombësh kanë mbetur të plagosur gjatë ndalimit të demonstruesve protestues që ndodhi në komunën e Zveçanit.

“Sot pasdite njësitet e KFOR-it janë dislokuar në 4 komunat e veriut të Kosovës me qëllim të frenimit të demonstratave të dhunshme që ndodhën pasi kryetarët e sapozgjedhur ditëve të fundit tentuan të marrin detyrën.

Duke iu kundërvënë skajeve më aktive të turmës, disa ushtarë të kontingjentit italian dhe hungarez të KFOR-it ishin objekt i sulmeve të paprovokuara dhe plagëve të marra trauma me thyerje dhe djegie nga shpërthimi i mjeteve ndezëse.

Të trajtuar me kohë nga njësitë mjekësore të KFOR-it, aktualisht janë nën vëzhgim nga personeli mjekësor i cili po vlerëson gjendjen e tyre.

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjenerali i divizionit Angelo Michele Ristuccia, personalisht po e përcjell zhvillimin e situatës dhe shpreh ngushëllimin e tij për burrat dhe gratë e misionit të lënduar gjatë përleshjeve.

Ai theksoi se sulmet e paprovokuara ndaj njësive të NATO-s janë të papranueshme dhe KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftim.

Show More

Related Articles

Back to top button