BotaLajme

Në SHBA ka nisur vaksinimi kundër COVID-19 i fëmijëve nën 5 vjeç

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar vaksinimi kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç.

Rochelle Walensky, drejtoresha e Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka nënshkruar të shtunën autorizimin për vaksinat kundër Covid-19 për fëmijët nën 5 vjeç.

Javën e kaluar, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave zgjeroi autorizimet e përdorimit urgjent për vaksinën e Moderna për të përfshirë fëmijët nga 6 muaj deri në 17 vjeç dhe Pfizer/BioNTech për fëmijët nga 6 muaj deri në 4 vjeç.

Rreth 17 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeç tanimë mund të vaksinohen kundër Covid-19, raporton CNN, transmeton arbresh.info.

Kjo është një ditë e madhe. Ne kemi pritur një kohë të gjatë që fëmijët të vaksinohen.

Tani kemi çdo grupmoshë dhe unë do t’ju them si baba i një 4-vjeçari, kjo është një punë e madhe edhe për familjen time”, tha kirurgu amerikan Dr. Vivek Murthy. /arbresh.info/

Show More

Related Articles

Back to top button