Tre pacientë vdiqën pas shpërthimit në një spital në Austri, për shkak të të cilit rreth 90 pacientë u evakuuan nga ndërtesa.
Shkaku i tragjedisë ende nuk dihet. Zjarri shpërtheu rreth orës 01:00 me orën lokale në repartin e infermierisë dhe u përhap me shpejtësi, sipas një deklarate nga Shërbimi Shëndetësor Rajonal.
Njësia zjarrfikëse ka dërguar 33 automjete dhe rreth 170 zjarrfikës. Në vendngjarje ka shkuar edhe një ekip i Kryqit të Kuq.
Zjarri është vënë nën kontroll pas dy orësh dhe pacientët e evakuuar janë transferuar në ambientet e tjera të infermierisë.