Sikurse ishte paralajmëruar, serbët kanë nisur protestat në veri të Kosovës, duke kundërshtuar kështu prezencën e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale, si dhe tërheqjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës nga veriu.
Ndryshe nga dje, sot raportohet për një numër më të vogël protestuesish serbë, krahasuar me një ditë më parë.
Objektin e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it.
Të pranishëm shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.
Ditën e djeshme, në këtë komunë pati përleshje mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilat rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.
Top Channel