LajmeRajon

Kurti bisedon me Peach: Një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka njoftuar se ka biseduar me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve.

 “Fola me Lordin Stuart Peach për sulmet e egra ndaj Policisë, KFOR-it dhe gazetarëve. Në një demokraci nuk ka vend për dhunë fashiste – asnjë thirrje nga fletëvotimi në plumb”, ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë në shërbim të plotë dhe të papenguar të zyrtarëve të tyre të zgjedhur.

Po ashtu Kurti, ka biseduar mbrëmë në orët e vona për herë të dytë edhe me ministrin e jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, pasi disa pjesëtarë të KFOR’it italianë mbetën të lënduar prej sulmeve të protestuesve serbë.

Kurti e ka falënderuar kryediplomatin italian për guximin e pjesëtarëve të KFOR’it.

”Në një telefonatë të dytë sot me DPM/MPJ të Italisë Antonio_Tajani përcolla mirënjohjen e thellë të qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës për @NATO_KFOR Veprimi i guximshëm i ushtarëve për të ruajtur paqen përballë ekstremizmit të dhunshëm. I uroj shërim të plotë dhe të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Ndryshe sot gazetarja e RTK-së, Valjeta Shala, e cila po i përcjell zhvillimet  e fundit në këtë komunë, raporton se  më herët protestuesit kanë vendosur flamuj të Serbisë përreth objektit të Komunës së Zubin Potokut, teksa flamuri i Republikës së Kosovës vazhdon të valëvitet  në ballë të ndërtesës. 

Show More

Related Articles

Back to top button