Protestuesit serbë sulmojnë gazetarët në Leposaviç.
Kjo u pa edhe në pamjet e TV KOHËS, kur gjatë transmetimit direkt, protestuesit nisën të gjuanin me sende të forta. Raportohet se u sulmua edhe gazetarja e TV KOHËS, Marigona Brahimi.
Brahimi tha se disa persona me maska kanë sulmuar ekipet e gazetarëve, teksa këta të fundit u desh të largohen nga vendi ku ishin duke qëndruar, duke u zhvendosur prej pjesës së protestuesve. Mediumit “Tëvë1” i është thyer kamera.
Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova raportoi se gazetarët janë sulmuar me gurë, vezë e shishe, kryesisht nga personat e maskuar.
Tensionimi i situatës nisi papritur, ndërsa forcat e KFOR-it po vijojnë të qëndrojnë në afërsi të objektit të komunës.